Parashikimi i motit për të enjten - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për të enjten

    Insajderi
    04 June 2025 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë zhvillime konvektive të vranësirave me karakter lokal, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

    Reshjet më të përqëndruara parashihen kryesisht në zonën jugore, juglindore dhe lindore.

    Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 34°C. /MeteoKosova/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark