Temperatura të larta edhe sot, në mesditë mundësi për rrebeshe shiu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Temperatura të larta edhe sot, në mesditë mundësi për rrebeshe shiu

    Insajderi
    05 June 2025 - 07:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot do të vazhdoj moti i nxehtë. Fillimisht kryesisht me diell. Nga mesdita fillojnë të zhvillohen më shumë vransira vertikale, që më vonë japin kushte për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullima. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e jugperëndimore 3-10m/s. Në rast stuhie erëra çasti mund të shënojnë hove mbi 15m/s. Temperaturat maksimale arrinë deri në 32C e 35C.

    Minimalet zbresin në 15C e 17C.
    Vala e të nxehtit, pritet të përfundoj të dielen, kur maksimalet edhe arrinë kulminacionin deri në 34C, apo lokalisht deri në 36C. Nga dita e premtë dhe përgjatë fundjave sërish do të dominojnë më shumë kthjellime. Të hënën, me fillimin e javës së ardhshme, më vonë vransira shtohen mbi vend, por që nuk paraqiten kushte për të reshura.

    Temperaturat pësojnë një rënie më afër mesatareve, prej 27C. Minimalet luhaten ndërmjet 13C e 16C. Erëra të lehta dhe mesatare frynë nga perëndimi e jugperëndimi 3-10m/s. Të hënën ndryshojnë drejtimin në veri e verilindore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark