Nait Hasani: Vetëvendosje dhe Nisma më kanë kërkuar votën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nait Hasani: Vetëvendosje dhe Nisma më kanë kërkuar votën

    Insajderi
    05 June 2025 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani tha se i është kërkuar vota nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga Nisma Socialdemokrate.

    Hasani në Klan Kosova tha se që nga fillimi i zgjedhjeve ishte për një “jo koalicion me LVV”, duke shtuar se me këtë parti nuk janë armiq, por janë kundërshtarë politikë.

    “Kanë kërkuar edhe nga unë t’i mbështes. Kam thënë nuk e meritojnë votën time për një mbështetje në formën e tillë. Duhet t’i bëhet zyrtarisht PDK-së ftesa. Ata kanë menduar që me mua mund të kenë një mundësi të bisedës për shkak të transparencës”, tha Hasani

    Ai tha duhet të kuptohet se LVV nuk është fituese, sepse zgjedhjet fitohen me 50 për qind, por ka dalë e para dhe duhet “ta ulë” veten dhe të hyjë në bashkëqeverisje.

    “Unë e ndiej veten shumë keq kur shkoj, sepse atë që ne kemi premtuar, ato që i kemi kërkuar që të realizohen, ato shtyhen përditë. Kjo tregon neglizhencën e kryetarëve të partive”, tha Hasani, duke shtuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të vijë më shpejtë, në të kundërtën duhet që presidentja e vendit, Vjosa Osmani të angazhohet që ta ruajë balancin politik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark