Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë përgjatë vijës kufitare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë përgjatë vijës kufitare

    Insajderi
    05 June 2025 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtarët turq të misionit të KFOR-it kanë vazhduar patrullimet e rregullta në të gjithë Kosovën.

    Ata patrulluan edhe përgjatë vijës kufitare administrative.

    Në njoftimin e KFOR-it bëhet e ditur se patrullimet janë kryer ditën dhe natën dhe pasqyrojnë angazhimin e misionit për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet.

    “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

    KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” thuhet në njoftimin e KFOR-it.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark