Familjarja e ish-kandidatit të VV-së punësohet në Ministrinë e Mbrojtjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Familjarja e ish-kandidatit të VV-së punësohet në Ministrinë e Mbrojtjes

    Insajderi
    05 June 2025 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arbesa Meholli, gruaja e vëllait të ish-kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri, Sylejman Meholli, është punësuar si zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes, shkruan Gazeta Insajder.

    Sipas dokumenteve zyrtare, Arbesa Meholli është shpallur fituese e konkursit për pozitën “Zyrtar i Administratës”, me vendim të datës 30 maj 2025. Në këtë proces përzgjedhjeje kanë marrë pjesë edhe dy kandidatë të tjerë, por Meholli është vlerësuar si më e suksesshmja.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se ajo është familjare e afërt e një zyrtari të lartë të VV-së në Vushtrri – konkretisht, bashkëshortja e vëllait të Sylejman Mehollit, kryetar i degës së partisë në këtë komunë.

    Ky i fundit ka qenë kandidat për deputet nga Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, por nuk ka arritur të sigurojë mjaftueshëm vota për të hyrë në Kuvendin e Kosovës.

    Ndërkohë, Insajderi kishte raportuar ditë më parë se Meholli ka aplikuar edhe për pozitën e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Vushtrri.

    Ai është futur në listën e kandidatëve që kanë kaluar fazën e verifikimit dhe pritet të mësohet nëse do të zgjidhet në këtë pozitë./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark