AUV'i ndalon importin e dhive dhe deleve nga Kukësi dhe Shkodra për në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AUV’i ndalon importin e dhive dhe deleve nga Kukësi dhe Shkodra për në Kosovë

    Insajderi
    05 June 2025 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi, për shkak të përhapjes të sëmundjes se murtajës se bagëtive të imta PPR (Peste des Petits Ruminants).

    Kështu bënë të ditur AUV’i në njoftimin për media.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vendosë masë ndalese të pakohshme, për import të ruminantëve të vegjël Dele dhe Dhi nga regjioni i Shkodrës dhe Kukësit në Shqipëri. Pas lajmërimit për konfirmim të shpërthimit të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) tek kafshët e llojit të dhisë në Qarkun e Shkodrës në Republikën e Shqipërisë.

    Autoritetet kufitare do të shtojnë masat e kontrollit në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë, me qëllim parandalimin e futjes së kësaj sëmundjeje në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    AUV sqaron se ‘Peste des petits ruminants, e njohur zakonisht si murtaja e deleve infekton kryesisht ripërtypësit e vegjël si dhitë dhe delet.

    Sëmundja transmetohet kryesisht nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë, burim i infeksionit janë sekrecionet dhe jashtëqitjet e kafshëve të sëmura. Shenjat klinike të sëmundjes janë: temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark