Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për transportim narkotikësh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për transportim narkotikësh

    Insajderi
    05 June 2025 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka nisur hetimet ndaj një personi me inicialet Z.V., i dyshuar për posedim dhe transportim të paautorizuar të substancave narkotike.

    I dyshuari është ndaluar nga policia më 4 qershor 2025, rreth orës 19:45, në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Gjakovë, gjatë një kontrolli rutinë. Gjatë kontrollit, në xhepin e pantallonave të tij janë gjetur nëntë qese plastike me substancë të llojit “kërpudha narkotike-magjike”, me një peshë totale prej 28.44 gramësh.

    Prokuroria ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa i dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit 48 orësh.

    Ai po hetohet për veprën penale të “blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas nenit 267 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ritheksuar përkushtimin e saj në luftën kundër kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark