Pas 8 vitesh, Shukri Buja i kthehet garës për Kryetar të Lipjanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas 8 vitesh, Shukri Buja i kthehet garës për Kryetar të Lipjanit

    Insajderi
    05 June 2025 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shukri Buja, i është rikthyer garës për të marrë drejtimin e Komunës se Lipjanit.

    Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në “Facebook”, PDK – Dega Lipjan.

    Aty thuhet se Buja u nominua sot zyrtarisht si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit.

    “Sot, në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së në Lipjan, me propozimin tim dhe me votim unanim të Kryesisë, u nominua zyrtarisht z. Shukri Buja si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, nga Partia Demokratike e Kosovës. Falënderoj nga zemra të gjitha strukturat lokale të PDK-së për bashkëpunimin, angazhimin dhe besimin. Po ashtu, e vlerësoj lart mbështetjen e lidershipit qendror të partisë, që së bashku na japin siguri se fitorja jonë është e padiskutueshme. Gjithashtu, me propozimin tim, z. Shukri Buja do të ushtrojë edhe detyrën e udhëheqësit të Degës së PDK-së në Lipjan”, thuhet në njoftim./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark