Ish-ministri izraelit akuzon Netanyahun për armatosjen e xhihadistëve në Gaza - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ish-ministri izraelit akuzon Netanyahun për armatosjen e xhihadistëve në Gaza

    Insajderi
    05 June 2025 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëheqësi i opozitës izraelite, Avigdor Lieberman, ka akuzuar forcat izraelite, me miratimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu, për armatosjen e “familjeve kriminale” në Gaza.

    Akuzat i shtojnë peshë pretendimit, se Izraeli ka përdorur bandat palestineze për të prishur shpërndarjen e ndihmës në enklavën e rrethuar.

    “Izraeli ka siguruar pushkë dhe armë të lehta për familjet kriminale në Gaza, me urdhër të Netanyahut”, tha Lieberman, kreu i partisë Yisrael Beiteinu dhe ish-ministër i financave dhe zëvendëskryeministër, për transmetuesin publik izraelit Kan të enjten.

    “Armët po u transferohen kriminelëve dhe shkelësve dhe po drejtohen kundër Izraelit. Sipas mendimit tim, nuk kaloi miratimin e kabinetit. Kreu i Shin Bet e di, nuk jam i sigurt nëse shefi i shtabit e di. Po flasim për ekuivalentin e ISIS-it në Gaza”, shtoi ai, duke iu referuar grupit të Shtetit Islamik.

    Ai shtoi se “askush nuk mund të garantojë se këto armë nuk do të drejtohen kundër Izraelit. Ne nuk kemi asnjë mënyrë për t’i monitoruar ose ndjekur ata”.

    Në përgjigje, zyra e Netanyahut tha: “Izraeli po punon për të mposhtur Hamasin në mënyra të ndryshme, me rekomandimin e të gjithë krerëve të establishmentit të sigurisë”.

    Në muajt e fundit ka pasur disa raportime se Izraeli dyshohet se mbështet, ose mbyll sytë ndaj, bandave të armatosura që plaçkitin depot e ndihmave dhe ushqimit në Gaza.

    Disa faqe interneti lajmesh izraelite raportuan të enjten se banda e armatosur drejtohet nga Yasser Abu Shabab, një anëtar i një klani të madh në Gazën jugore.

    Duke cituar burime të paidentifikuara të mbrojtjes, Times of Israel raportoi se armët që Izraeli i dha bandës së Abu Shabab, përfshinin disa që forcat izraelite ia sekuestruan Hamasit gjatë luftës.

    Zyrtarët e Hamasit i thanë Reuters se Abu Shabab kërkohej për “bashkëpunim me pushtimin kundër popullit të tij”.

    Zyrtarët thanë se luftëtarët e Hamasit kishin vrarë të paktën dhjetëra burra të Abu Shabab para janarit, pasi ata dyshohet se kishin plaçkitur kamionë ndihmash, transmeton telegrafi.

    Anas al-Sharif i Al Jazeera Arabic raportoi në fillim të majit se forcat izraelite sulmuan pronarët e dyqaneve dhe ekipet lokale të sigurisë në Gaza, të cilët po përpiqeshin të mbronin dyqanet nga plaçkitjet dhe kaosi.

    Asaad al-Kafarna, një oficer policie në Gaza, u vra nga forcat izraelite pranë një restoranti më 2 maj, pasi ndoqën plaçkitësit e armatosur të akuzuar për bashkëpunim me ushtrinë e Izraelit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark