Jo vetëm babai, por edhe xhaxhai i gjykatëses në Prishtinë në 'biznesin' e drogës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jo vetëm babai, por edhe xhaxhai i gjykatëses në Prishtinë në ‘biznesin’ e drogës

    Insajderi
    05 June 2025 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka rrënuar një rrjet kriminal të cilët dyshohet se realizonin shitblerjen e substancave të ndryshme narkotike.

    Në mesin e 22 të arrestuarve, siç ka mësuar Gazeta Insajderi, është edhe Rifat Vuçetaj, babai i gjyqtares Albina Vuçetaj, e cila është pjesë e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Por, del që gjykatësja Vuçetaj ka edhe një tjetër familjar të përmendur ne dosjet e drogës. Është xhaxhai i saj, Xhavit Vuçetaj.

    Vëllezërit Vuçetaj të përfshirë më herët në rast narkotikësh

    Rifat Vuçetaj ishte dënuar edhe më herët me pesë vite burgim për çështje të narkotikëve.

    Në vitin 2015, Vuçetaj ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me katër vjet burg, si dhe me një gjobë prej 4 mijë eurosh. Në të njëjtin rast ishte përfshirë edhe vëllai i tij, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

    Ai ishte dënuar nga shkalla e parë me një dënim të bashkuar prej gjashtë vjetësh burg dhe një gjobë në vlerën prej 5,500 eurosh.

    Sipas përshkrimeve të aktakuzës së asaj kohe, të dy vëllezërit kishin qenë të përfshirë në një rrjet të trafikimit të heroinës, e cila ishte sjellë nga Turqia.

    Gjykata kishte konstatuar se lënda narkotike ishte transportuar fillimisht në një banesë në fshatin Nashec të Prizrenit, ku ishte përzier me paracetamol, dhe prej aty ishte dërguar në drejtim të Pejës.

    Gazeta Insajderi ka siguruar ekskluzivisht emrat e të arrestuarve në këtë operacion:

    Rexhep Nikqi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Ismajli, Rifat Vuçetaj, Erduan Ismaili, Shemsi Bahtiri, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardijan Mazrekaj, Kurbin Dezdari, Onur Vizdik, Lorik Tigrani, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy, Ylli Musliu dhe Safet Ljajic.

    Raportimet e Insajderit:


    Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 22 të arrestuarve lidhur me rastin e drogës.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark