Memli Krasniqi uron Kurban Bajramin: Le të frymëzohemi për më shumë solidaritet dhe përkushtim ndaj atdheut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi uron Kurban Bajramin: Le të frymëzohemi për më shumë solidaritet dhe përkushtim ndaj atdheut

    Insajderi
    06 June 2025 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, shkruan Insajderi.

    Krasniqi ka theksuar rëndësinë e mëshirës, mirëkuptimit dhe faljes në këtë ditë të bekuar, duke e lidhur festën me nevojën për solidaritet dhe afërsi në shoqërinë kosovare.

    “E mëshira Ime ka përfshirë çdo gjë.” (Surja El-A’raf) Kjo ditë e bekuar, ndër të tjera, na rikujton se, përballë çdo sfide, padrejtësie apo dhembjeje, duhet të qëndrojnë më lart mëshira, afërsia, mirëkuptimi dhe falja jonë. Sakrifica personale në emër të një të mire më të madhe”, shkroi ai.

    “Zoti e bekoftë popullin tonë me paqe, shëndet dhe mirësi. Gëzuar Kurban Bajramin!”, thuhet në urimin e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark