Tërnava ngacmon Bislimin: Ty si po të shkojnë bisedimet atje? – ja si ia ktheu ai - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërnava ngacmon Bislimin: Ty si po të shkojnë bisedimet atje? – ja si ia ktheu ai

    Insajderi
    06 June 2025 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një delegacion i qeverisë në largim në krye me Albin Kurtin ka shkuar sot në BIK për festën e Kurban Bajramit.

    Përveç Kurtit, aty kanë shkuar zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, Besnik Bislimi, Faton Peci, Hajruallu Çeku dhe këshilltari i Kurtit.

    Derisa kanë biseduar në prani të kamerave, Tërnava i ka thënë Kurtit” …desha t’i ftojë të gjithë deputetët e parlamentit ta prejmë nga një kurban. Ndoshta po ju shkon mbarë e mirë. Ndoshta hapen rrugët. Temë e kam pasur natalitetin dhe kam kërkuar kush i ka nga 4-5 fëmijë t’i bëhet një banesë se po zbehet Kosova. Ka rënë shumë nataliteti”, tha Tërnava.

    Pak më vonë Tërnava i është drejtuar Besnik Bislimit “ty si po të shkojnë bisedimet atje” duke aluduar në procesin negociator Kosovë -Serbi. Bislimi ka reaguar duke qeshur “e kemi gjetë nifar mesi”, teksa pjesa tjetër e përgjigjes nuk dëgjohet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark