Arrestohet një person në Gjakovë për dhunë ndaj gruas, policia publikon armët që ia gjeti në shtëpi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Gjakovë për dhunë ndaj gruas, policia publikon armët që ia gjeti në shtëpi

    Insajderi
    06 June 2025 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar nga Policia në Gjakovë pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij, ndërsa gjatë hetimeve është zbuluar se ai posedonte armë pa leje në banesën e tij në fshatin Osek Pashë, Komuna e Gjakovës.

    Policia e Kosovës njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, një mashkull i moshës madhore dhe shtetas i Republikës së Kosovës, janë gjetur dhe sekuestruar:

    Një pushkë automatike e llojit AK-47 me dy karikatorë dhe 566 fishekë;

    Një pistoletë me tre karikatorë dhe 31 fishekë.

    Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast penal për veprat “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark