
Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka bërë akuza ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) se këta të fundit kanë bërë thirrje për puç dhe kaos.
Zulfaj tha se mllefin që LDK e ka është për shkak që nuk po arrijnë ta kuptojnë se i kanë humbur zgjedhjet.
“Po flas për LDK, kryetari i të cilit thotë se nuk e di pse këta po shkojnë në qeveri, duhet Policia mos me i lon me hy, ndërkohë shefja e grupit parlamentar, tha që janë duke i uzurpuar vendet, bën thirrje për puç dhe kaos. Mllefin që e kanë dhe që po e krijojnë në publik është për shkak që nuk po arrijnë ata me kuptu që i kanë humb zgjedhjet”, tha ai në një intervistë dje në RTK, pjesë të së cilës i ka publiku sot në facebook.