Spektakël kuqezi në zemër të Prishtinës! - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    Spektakël kuqezi në zemër të Prishtinës!

    Insajderi
    06 June 2025 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me KD Events & Communications dhe Art Motion, sjell transmetimin LIVE të ndeshjes Shqipëri–Serbi në sheshin “Zahir Pajaziti”!

    Mbrëmja e 7 qershorit nuk do të jetë një natë si gjithë të tjerat. Përballja më emocionale dhe
    simbolike e futbollit shqiptar do të kthehet në një përjetim masiv dhe unik për qytetarët e
    kryeqytetit, me emocion, krenari dhe bashkim kombëtar, në zemër të Prishtinës.

    Në një nga hapësirat më ikonike të qytetit, do të vendoset një ekran gjigant LED, zërim profesional
    dhe skenografi simbolike, që do të shndërrojnë sheshin “Zahir Pajaziti” në tribunën më të madhe
    shqiptare, aty ku sporti takon identitetin dhe emocionin kolektiv.

    Ky organizim vjen si vazhdimësi e përkushtimit për t’i sjellë publikut shqiptar ngjarjet më të mëdha
    ndërkombëtare, duke ndërtuar përvoja të paharrueshme rreth vlerave të sportit dhe unitetit.
    Transmetimi fillon në orën 20:45 dhe hyrja është e lirë për të gjithë.

    Komuna e Prishtinës, KD Events & Communications dhe Art Motion ftojnë opinionin e gjerë dhe të
    gjithë qytetarët që ta përjetojnë këtë ngjarje si një manifestim të vërtetë të unitetit kombëtar.Të
    jemi bashkë. Të brohorasim bashkë. Të fitojmë bashkë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark