''Përqafime…”, vajza “misterioze” i hidhet në qafë Jozit, pamjet që po bëjnë ‘namin’ në rrjet - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    ”Përqafime…”, vajza “misterioze” i hidhet në qafë Jozit, pamjet që po bëjnë ‘namin’ në rrjet

    Insajderi
    06 June 2025 - 22:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ndër çiftet më të komentuara të edicionit që lamë pas të Big Brother Vip Albania ka qenë padyshim Jozefin Marku dhe Loredana Brati.

    Ndarje, pajtime, puthje, lot, ngritje zëri e bashkime, kështu ka qenë marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por, ndonëse ky reality show ka javë që ka përfunduar, kurioziteti i ndjekësve është i madh, se çfarë po ndodh në të vërtetë mes dyshes.

    Ndonëse, ashtu si Lori, edhe Jozi kanë deklaruar në daljet e tyre televizive se e kanë lënë marrëdhënien e tyre “të rrjedhë vetë”, fansat thonë se çifti janë bashkë dhe po shijojnë dashurinë e tyre larg mediave dhe kamerave të telefonave.

    Së fundmi, një video është duke bërë namin në rrjetet sociale. Në pamjet e publikuara Jozi shihet teksa po performonte në një nga club-et e kryeqytetit, kur në një moment, një vajzë shkëputet nga tavolina e saj dhe ngjitet në skenë për të përqafuar këngëtarin.

    Ata shkëmbejnë një përqafim të ngrohtë, ndërkohë që dhe disa fjalë me njëri-tjetrin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark