Ekskluzive | Këta janë 18 të arrestuarit në operacionin e madh të Prokurorisë në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekskluzive | Këta janë 18 të arrestuarit në operacionin e madh të Prokurorisë në Prizren

    Insajderi
    06 June 2025 - 22:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prizren ka realizuar dje një operacion madhor. Në pranga kanë rënë 18- të dyshuar për degradim të ambientit, shkruan Insajderi.

    Insajderi sjell ekskluzivisht listën me emrat e arrestuar nga operacioni që kishte synim goditjen e krimit kundër ambientit.

    Personat e arrestuar në këtë aksion janë: Shpejtim Likaj, Miftar Likaj, Flamur Likaj, Armend Likaj, Hasan Kalimashi, Rifat Kalimashi, Fadil Gashi, Naser Elshani, Burim Krasniqi, Ilion Shala, Faton Kalimashi, Tahir Muharremi, Sead Duraku, Valon Duraku, Haxhi Elshani, Haki Salluka, Daut Muharremi, Xhemal Ukaj.

    Gjykata megjithatë ka vendosur që të mos i dërgojë paraburgim, por vetëm arrest shtëpiak.

    Insajderi po ashtu raportoi se në mesin e disa kompanive qe janë kapur në këtë krim, dhe mjetet e të cilave janë bllokuar nga Prokuroria janë: “Likaj”, “Dili Commerc”, “Betonjerk Doni”, “Burimi”, “Kalimashi”, dhe disa kompani të tjera.

    Në një konferencë për media, kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu, dje ka thënë se operacioni është realizuar në 14 lokacione.

    “Janë sekuestruar 38 mjete pune të ndryshme, me një vlerë të përgjithshme rreth 2 milionë euro. Arrestimet janë kryer në zona të ndryshme, që shtrihen nga Krusha e Vogël deri në Landovicë”, tha Kryeziu.

    Ai në një konferencë për media tha se aksioni ishte rezultat i një hetimi intensiv katërmujor.

    “Kemi zhvilluar hetime ndaj personave që kanë degraduar mjedisin. Këta të pandehur kanë vepruar që nga viti 2016. Asnjë prej operatorëve ekonomikë nuk kanë pasur licenca për nxjerrjen e rërës dhe zhavorrit,” theksoi ai.

    Kreu i organit të akuzës në Prizren theksoi përveç hetimeve të detajuara, janë përdorur edhe materiale filmike të mbledhura gjatë ditës dhe natës, të cilat besohet se do të shërbejnë si prova të forta për ndjekjen penale të të dyshuarve.

    “Kemi marrë filmime ditën dhe natën, dhe besoj që kemi arritur të sigurojmë prova të mjaftueshme për t’i vendosur para drejtësisë,” deklaroi Kryeprokurori i Prizrenit para mediave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark