E kanosi dhe e largoi nga shtëpia gruan e tij, arrestohet burri në Gjakovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E kanosi dhe e largoi nga shtëpia gruan e tij, arrestohet burri në Gjakovë

    Insajderi
    07 June 2025 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person në Gjakovë, ka përfunduar në prangat e policisë, pasi që i njëjti ka kanosur dhe e ka larguar nga shtëpia bashkëshorten e ti.

    Nga PK-ja bëhet e ditur edhe se, policia gjatë kontrollit të shtëpisë, ka gjetur dhe ka sekuestruar një automatik AK-47 dhe 597 fishekë.

    “Gjakovë  04.06.2025 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte kanosur bashkëshorten e tij dhe më pas e kishte larguar edhe nga shtëpia. Gjatë kontrollit të shtëpisë, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një automatike AK-47 dhe 597 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e PK-së. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark