‘Bul*sh, prapanicën…’, eskalon keq mes Big Mamës e Yllit, a do të merr masa produksioni? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    ‘Bul*sh, prapanicën…’, eskalon keq mes Big Mamës e Yllit, a do të merr masa produksioni?

    Insajderi
    07 June 2025 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pse jemi në prag të finales së Ferma VIP, tensionet janë më të nxehta se kurrë!

    Mbrëmë, gjatë spektaklit live, përplasja mes Big Mamës dhe Yllit arriti kulmin. Këngëtarja nga Maqedonia, e cila u shpall finalistja e parë, humbi kontrollin dhe degradoi në ofendime të rënda.

    Ajo e quajti Yllin “bulash”, një term që ka ngjallur polemika në rrjete, duke hapur sërish diskutime rreth orientimit të tij seksual një temë që Ylli e ka diskutuar duke e mohuar edhe kur i erdhi letra nga ish-gruaja.

    Publiku është ndarë në dy kampe: ata që e justifikojnë reagimin e Big Mamës si pasojë e presionit të lojës, dhe ata që e konsiderojnë deklaratën e saj si të papranueshme dhe homofobike.

    A do të ketë reagim nga produksioni? Apo edhe një përballje të fortë në natën finale?

    @brandvibe.al Sherr mes Big Mames & Yllit , ferma !! #fyp #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #ferma #bigmama #ylli #shqipria #dhezipahiri #kosovo #kosova #dardania🇦🇱🇽🇰👐 #fyppppppppppppppppppppppp #shqip ♬ original sound – B r a n dV i b e


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark