Ndeshja Shqipëri-Serbi: FSHF del me një njoftim për tifozët - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshja Shqipëri-Serbi: FSHF del me një njoftim për tifozët

    Insajderi
    07 June 2025 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tifozët kuqezi janë në pritje të një sfide të zjarrtë këtë të premte, më 7 qershor, ku Shqipëria do të përballet me Serbinë në kuadër të eliminatoreve të Kupës së Botës 2026.

    Ndeshja do të luhet në stadiumin “Air Albania”, me fillim në orën 20:45, dhe është e vlefshme për Grupin K.

    Përballja pritet të zhvillohet në një atmosferë elektrizuese, me stadiumin që pritet të jetë i tejmbushur me tifozë. Interesi për këtë sfidë është i jashtëzakonshëm, për shkak të rëndësisë së saj sportive dhe emocioneve që ngjall në publik.

    Në prag të ndeshjes, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë thirrje për respektimin e rregullave të sigurisë, duke kujtuar tifozët për procedurat e hyrjes në stadium dhe listën e sendeve të ndaluara.

    FSHF apelon për një mbështetje të zjarrtë, por korrekte, në mënyrë që ndeshja të kalojë pa incidente dhe të jetë një festë e vërtetë sportive.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark