Insajderi
Lajme

Berisha: Uroj që ata që me shpirt e zemër janë me Vuçiçin të mos shkojnë në stadium

Insajderi
07 June 2025 - 16:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Berisha: Uroj që ata që me shpirt e zemër janë me Vuçiçin të mos shkojnë në stadium
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në prag të ndeshjes së shumëpritur Shqipëri-Serbi që zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania” ne Tiranë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë me tone politike.

Gjatë një konference për shtyp, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për çështje të ndryshme politike, Berisha ndaloi edhe tek ndeshja mes dy vendeve, duke thumbuar kryeministrin Edi Rama.

“I uroj fitore kombëtares shqiptare. Uroj një ndeshje në kulmin e futbollit. Do ta ndjek. Uroj që ata që me shpirt e zemër janë me Vuçiçin të mos shkojnë në atë ndeshje”, u shpreh Berisha, duke lënë të nënkuptohet se mesazhi i tij kishte në shënjestër kryeministrin Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark