Babai në Pejë rrah djalin 4-vjeçar me shkop në sy të bashkëshortes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai në Pejë rrah djalin 4-vjeçar me shkop në sy të bashkëshortes

    Insajderi
    07 June 2025 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fëmijë vetëm 4 vjeç, më 5 qershor në Vitomiricë të Pejës, dyshohet se është rrahur nga babai.

    Dje rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një incident të ndodhur në rrugën “Rrahmon Keqi”, ku dyshohet se D.G., rreth 28-vjeçar ka rrahur djalin e tij të vogël pas një momenti frustrimi, teksa ndodhej në oborr duke punuar.

    Dëshmitarja, F. D., rreth 22-vjeçare – bashkëshortja e të dyshuarit dhe nëna e fëmijës sipas Sinjalit, ka dhënë deklaratë në polici, ku ka pohuar se G. ishte vetë-lënduar gjatë punës në një kotec, pas së cilës kishte shpërthyer në agresion duke ushtruar dhunë ndaj djalit të tyre të mitur. Sipas saj, fëmija është goditur me shkop, duke pësuar lëndime trupore.

    Policia ka arrestuar menjëherë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë dhe është intervistuar, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën “Dhuna në familje.”

    Pas intervistimit, dëshmitarja dhe viktima janë kthyer me vullnet në banesën e tyre, por rasti mbetet nën hetim nga njësitë relevante../Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark