Mbyllet pjesa e parë, ja çfarë shanse humbi Shqipëria - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllet pjesa e parë, ja çfarë shanse humbi Shqipëria

    Insajderi
    07 June 2025 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëri-Serbi, pjesa e parë

    Mbyllet pjesa e parë.

    46’- Mundësi e shpërdoruar. Penalltia e Rey Manajt pritet nga portieri Petrovic.

    45’- Penallti për Shqipërinë. Një depërtim i shkëlqyer nga Hysaj, i cili pason në zonë dhe në tentativën e dytë merr një goditje të gabuar në zonë dhe fiton 11 metërsh. Mundësi e artë për Shqipërinë.

    43’– Provon Arlind Ajeti me një gjuajtje me kokë, e cila nuk sjell asnjë rrezik për portën kundërshtare.

    36’- Krosim i Hoxhës nga e djathta, për Manajn në zonë. Gjuajtja e sulmuesit me kokë shkon jashtë.

    34’- Tentativë e Laçit nga jashtë zone, topi shkon në duart e Petrovic.

    33’- Vjen e para goditje këndi për Shqipërinë. Hoxha provon nga e majta, por topi devijohet në këndore.

    30’- Shpërthim i Brojës nga krahu i djathtë. Dy ndërhyrje ndaj sulmuesit, i cili rrëzohet, por arbitri nuk akordon faull.

    23’- Faull i fituar nga Kristjan Asllani në afërsi të zonës së Serbisë.

    21’- Mundësi e mirë për Serbinë, por Vlahovic gabon gjithçka me gjuajtjen në momentin e fundit.

    19’- Ndëshkohet me karton te verdhë edhe Berat Gjimshiti. Ndërhyrja ndaj Vlahovic në afërsi të zonës, i kushton kartonin mbrojtësit shqiptar.

    15’- Vjen karton i verdhë. Pavlovic ndal Brojën në mënyrë të parregullt dhe ndëshkohet.

    11’- Vjen shkëndija e parë nga Shqipëria. Mitaj lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por grushton portieri Petrovic. Minuta të mira për kuqezinjtë.

    10’- Pretendime nga serbët, pas një këndore. Lukic pretendon se është goditur nga tifozët, Gjimshiti kërkon vetëpërmbajtje.

    8’- Provojnë serbët të kalojnë nga e majta, por Asllani me zgjuarsi e lejon topin në dalë në fundore, pa rrezik.

    6’- Zivkovic provon me një gjuajtje nga jashtë zone, Strakosha e devijon në këndore.

    4’- Provon Rey Manaj të shtyjë përpara, por i rrëmbehet topi në mesfushë. Sulmuesi kërkon faull, por arbitri lejon vazhdimin e lojës.

    1’- Shqipëria merr iniciativën e para. Shehu provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por topi shkon larg portës.

    0′- Starton dueli Shqipëri-Serbi. Luhet vetëm për fitore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark