Notat e ndeshjes Shqipëri–Serbi! Ja kush u zgjodh ylli i mbrëmjes, e kush zhgënjeu me paraqitje - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Notat e ndeshjes Shqipëri–Serbi! Ja kush u zgjodh ylli i mbrëmjes, e kush zhgënjeu me paraqitje

    Insajderi
    07 June 2025 - 23:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas përfundimit të ndeshjes pa gola mes Shqipërisë dhe Serbisë, platforma statistikore “SofaScore” ka publikuar vlerësimet për lojtarët në fushë.

    Heroi absolut i sfidës u shpall portieri serb, Đorđe Petrovic, i cili ndali penalltinë e Rey Manaj dhe mbajti portën e tij të paprekur. Ai mori notën më të lartë të takimit për paraqitjen vendimtare.

    Nga ana tjetër, sulmuesit kuqezinj nuk patën ditën e tyre më të mirë. Rey Manaj dhe Armando Broja u vlerësuan me notën 6.3, duke qenë ndër më të dobëtit për Shqipërinë.

    Ndërkohë, më i miri në radhët e kombëtares shqiptare u shpall Elseid Hysaj, me notën 7.9, i cili spikati si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe duke fituar penalltinë që fatkeqësisht nuk u shfrytëzua.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark