Insajderi
Insporti

Sylvinho: Jam i zhgënjyer me rezultatin por krenar me lojtarët

Insajderi
07 June 2025 - 23:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sylvinho: Jam i zhgënjyer me rezultatin por krenar me lojtarët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin 0-0 ndaj Serbisë, por tha se është shumë i lumtur me performanën e skuadrës.

Ballafaqimin e sotëm ndaj Serbisë, Sylvinho e quajti si një nga ndeshjet më të mira në dy vitet e fundit.

“Mendoj që kemi sulmuar shumë, pasi kemi luajtur me tre sulmues. Kishim një ekuilibër në skuadër dhe kemi bërë performancë shumë të mirë. Broja luajti në limitet e tij por ishte i lodhur pasi ka kohë që nuk luan. Pak a shumë edhe për Shehun i cili po ashtu ishte shumë i lodhur por erdhi tek ne pasi kishte luajtur të dielën dhe po ashtu ka luajtur gjatë gjithë sezonit, 40 ndeshje”, tha Sylvinho.

Tutje, ai u shpreh se Shqipëria sonte shumë më tepër pasi tha se e kanë përgatitur ndeshjen shumë mirë në aspektin teknik, taktik dhe psikologjik.

“I kam uruar lojtarët, jam shumë krenar për ta. Kemi bërë një ndeshje shumë serioze por i tillë është futbolli. Kemi merituar shumë më tepër por jam shumë krenar për të gjithë lojtarët”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark