
Ballafaqimi mes Shqipërisë dhe Serbisë të shtunën përfundoi pa gola. Ani pse kuqezinjtë dukshëm ishin më të mirë në fushë, nuk u prodhua ndonjë gol nga ata.
Pas ndeshjes, për media u deklarua edhe trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, shkruan Insajderi.
Edhe pse i zhgënjyer me rezultatin, Sylvinho u shpreh i lumtur për performancën e djelmoshave të Kombëtares.
Ai madje e konsideroi ndeshjen e mbrëmshme si njërën prej më të mirave në 2 vitet e fundit.
“I zhgënjyer me rezultatin, por me performancën e skuadrës shumë i lumtur. Ishte ndoshta një nga ndeshjet më të mira në 2 vitet e fundit. Mendoj që kemi sulmuar shumë, pasi kemi luajtur me tre sulmues. Kishim një ekuilibër në skuadër dhe kemi bërë performancë shumë të mirë”, u shpreh Sylvinho.