
Këngëtarja e njohur Enca ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku foli hapur për projektet e saj, jetën personale dhe çështjet që kanë bërë bujë në media.
Ndër të tjera, nuk mungoi pyetja për situatën ligjore në të cilën ishte përfshirë më parë, për shkak të problemeve me lëndë narkotike. Enca shfaqet e penduar dhe deklaroi se nga kjo përvojë ka nxjerrë mësim.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Gerta: “A merresh më me mbjellje?”
Rudina: “Kjo është dhe kopshtare.”
Enca: “Për ta sqaruar… Isha unë një ditë. Doja ta bëja për qejf. Ishte komplet nga kurioziteti dhe dashuria ime për bimët. Ajo u rrit, unë e kuptova gabimin tim dhe kjo çështje ka marrë fund. Zura mend.”
Në diskutim u përfshinë edhe të ftuarat e tjera, duke e trajtuar temën nga kënde të ndryshme:
Kleoniki pyeti: “Ti je hashash-pirëse? E konsumon hashashin?” – duke shtuar më tej se është një bimë që jepet edhe nga mjekët dhe se ajo personalisht e konsideron të shenjtë.
Enca iu përgjigj: “Është pak temë sensitive për t’u diskutuar në Shqipëri. Unë e konsumoj sa herë që jam në shtetet ku është i lejuar. Një shoku im thotë: ‘Zoti e ka sjellë në tokë, kush jam unë të disrespektoj Zotin dhe të mos e pi atë.’”
Egla ndërhyri duke rikujtuar se: “Jemi në një ekran të rëndësishëm kombëtar, nuk do i bëjmë serenatë hashashit. Nuk është legal në Shqipëri.”
Ndërkohë, Kleoniki përfundoi me thirrjen: “Legalizojeni pra!”
Intervista e Encës ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale, duke sjellë sërish në vëmendje debatin mbi legalizimin dhe përdorimin e kanabisit në Shqipëri.