Këto janë fjalët prekëse të Rey Manajt pas penalltisë së humbur - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Këto janë fjalët prekëse të Rey Manajt pas penalltisë së humbur

    Insajderi
    08 June 2025 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka reaguar pas penalltisë së humbur në ndeshjen kundër Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

    Në një mesazh emocional në rrjetet sociale, Manaj shprehu keqardhjen dhe kërkoi falje nga të gjithë – tifozët, bashkëlojtarët dhe stafi i ekipit.

    “Sot ndjej një dhimbje të madhe që nuk mund ta shpjegoj me fjalë… Ju siguroj që kjo ndjesi nuk më lë rehat dhe do ta përdor si forcë për të ardhur më i fortë, më i përqendruar dhe më i vendosur,” – shkroi Manaj, duke marrë përgjegjësinë e plotë si sulmues.

    Reagimi i tij u prit me mbështetje nga shumë tifozë që e vlerësuan ndjeshmërinë dhe përkushtimin për t’u rikthyer më mirë në fushë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark