Loredana reagon pas lajmeve për lidhjen e re të Jozit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Loredana reagon pas lajmeve për lidhjen e re të Jozit

    Insajderi
    08 June 2025 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Loredana ka reaguar për herë të parë pas thashethemeve që po qarkullojnë në mediat rozë, ku aludohet se ish-partneri i saj, Jozi, është në një lidhje të re dashurie, shkruan Insajderi.

    E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Loredana u pyet për një foto të Jozit që po qarkullon në rrjetet sociale, e cila ka ngjallur dyshime për një romancë të re të tij. Ajo u shpreh e qetë dhe indiferente ndaj kësaj çështjeje.

    “Duan të marrin vesh gjithçka. Për lajmin që doli për Jozin, më thanë si ndihesh. Thashë: shumë mirë, zoti i bekoftë. Si ndihem? Nuk më bën asnjë përshtypje”, u shpreh shkurtimisht Loredana.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark