Tentativë për kontrabandë në Dubravë, vizitori kapet me drogë të fshehur në trup - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentativë për kontrabandë në Dubravë, vizitori kapet me drogë të fshehur në trup

    Insajderi
    08 June 2025 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tentativë për futjen e substancave të dyshuara narkotike brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës është parandaluar nga zyrtarët korrektues gjatë një kontrolli rutinë.

    Ngjarja ka ndodhur në sallën e vizitave, ku një vizitor është kapur me drogë të fshehur në trupin e tij. Sipas njoftimit zyrtar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), gjatë bastisjes së zakonshme në kabinën e kontrollit, zyrtarët kanë zbuluar përpjekjen për kontrabandim dhe kanë ndërhyrë menjëherë për të ndaluar situatën.

    “Vizita është anuluar menjëherë dhe personi në fjalë është ndaluar në sallën e vizitave,” thuhet në deklaratën e SHKK-së.

    Pas identifikimit të substancës së dyshuar, rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës, e cila ka nisur hetimet dhe procedurat ligjore për ndjekje penale.

    SHKK ka përsëritur zotimin për tolerancë zero ndaj çdo përpjekjeje për kontrabandë, duke theksuar se masat e sigurisë dhe kontrollit do të vazhdojnë me intensitet të lartë.

    “Do të vijojmë me zbatimin e kontrolleve rigoroze për të parandaluar futjen e materialeve të ndaluara në institucionet tona,” thekson më tej njoftimi i SHKK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark