Latifi për heqjen e flamurit të UÇK-së: Gëzim për serbët dhe për sharlatanët e kombit kosovar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi për heqjen e flamurit të UÇK-së: Gëzim për serbët dhe për sharlatanët e kombit kosovar

    Insajderi
    08 June 2025 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar pas heqjes së flamurit me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stadiumin “Air Albania”, gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi.

    Përmes një postimi në Facebook, Latifi shprehet se dy kategori njerëzish janë ndier të kënaqur nga ky veprim: serbët dhe ata që ai i quan “sharlatanë” që mbështesin fiksionin e “kombit kosovar”.

    “Dy palë janë gëzu mbramë nga pamjet e heqjes së flamurit të UÇK-së nga stadiumi në Tiranë. Serbët në Beograd, për arsyet që dihen. Dhe sharlatanët e fiksionit të quajtur ‘komb kosovar’, të cilët e ushqejnë fiksionin e tyre nga çarja e ëndërruar midis Kosovës dhe Shqipërisë,” shkroi Latifi.

    Në lidhje me këtë veprim ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke kërkuar kujdes e ndjeshmëri më të madhe ndaj simboleve të luftës.

    “Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë,” thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark