Punëtori 63-vjeçar vdes rrugës për në spital të Gjakovës, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtori 63-vjeçar vdes rrugës për në spital të Gjakovës, policia jep detaje

    Insajderi
    08 June 2025 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 63-vjeçar ka vdekur ndërsa po transportohej për në spitalin e Gjakovës.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur se ai ndihej mirë derisa ishte në vendin e punës. Vdekja e të ndjerit është konstatuar në spital, ka bërë të ditur tutje Elezaj.

    “Një mashkull i lindur në vitin 1962 është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku është konstatuar vdekja e tij. Nga hetimet e para dyshohet se viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës (ku ishte duke punuar si roje sigurie), në rrugën ‘Wesley Clark’, rreth orës 08:45”, ka bërë të ditur zëdhënësi.

    Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark