Ra nga ura e autostradës "Arben Xhaferi", ky është i riu nga Vitia që vdiq sot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ra nga ura e autostradës “Arben Xhaferi”, ky është i riu nga Vitia që vdiq sot

    Insajderi
    08 June 2025 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës ka bërë të ditur për vdekjen e të riut, Ideal Halabaku, i cili humbi jetën të dielën pasi ra nga ura e autostradës “Arben Xhaferi”.

    Anëtari i kësaj shoqate, Florim Neziraj, se ekipet e shoqaës u mobilizuan menjëherë pasi u informuan për rënien e tashmë të ndjerit, shkruan Insajderi.

    Me të marrë informacionin për aksidentin tragjik, ekipi ynë është mobilizuar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, në autostradën Kaçanik–Ferizaj, për të ndihmuar në kërkimin e personit të aksidentuar.

    Fatkeqësisht, viktima ka rënë nga një lartësi e urës dhe ka humbur jetën në vend. Ky është një moment dhimbjeje e pikëllimi për të gjithë ne”, thuhet në njoftimin e tij, ku Neziraj i shpreh ngushëllime familjarëve.

    Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e të ndjerit.

    Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme, duke lënë pas pikëllim të madh tek familja, miqtë dhe te e gjithë shoqëria jonë.

    Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Halabaku, të afërmve, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën Idealin.

    Humbja e një jete të re është gjithmonë e rëndë, por kujtimi për Idealin do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që e njohën si djalë shembullor, i dashur dhe plot jetë”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark