Ndeshja Shqipëri-Serbi, avokati Hodaj: FFK duhet të nxjerrin mësime nga FSHF’ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Sport
  • Insporti

    Ndeshja Shqipëri-Serbi, avokati Hodaj: FFK duhet të nxjerrin mësime nga FSHF’ja

    Insajderi
    08 June 2025 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Taulant Hodaj ka vlerësuar si pozitiv organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit për ndeshjen Shqipëri-Serbi, të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Shqipëri.

    Hodaj, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se FSHF tregoi se ka arritur nivel të lartë organizimi dhe përfaqësimi ndërkombëtar, shkruan Insajderi.

    Natyrisht, për shumë nga ne në Kosovë do të kishte qenë më e dëshirueshme të shihnim më shumë simbole të Kosovës dhe UÇK-së në stadium, por personalisht besoj se ajo që dominonte ishte një frikë e tepruar – më shumë sesa një rrezik real për ndëshkime nga UEFA.

    Gjithsesi, fokusi nuk duhet të mbetet te kjo pjesë. Përkundrazi, Kosova dhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) duhet të nxjerrin mësime nga përvoja pozitive që tregoi Shqipëria dhe të marrin si shembull profesionalizmin, përkushtimin dhe vizionin që ka ndjekur FSHF-ja këto vitet e fundit, ku ka arritur të shfaqë një fytyrë tjetër pozitive të Shqipërisë”, deklaroi ndër të tjera Hodaj.

    Hodaj ka thënë se në FFK mungon profesionalizmi në menaxhim dhe se udhëheqja aktuale po vazhdon të funksionojë në mënytë jotransparente.

    Prandaj, në vend që të shpenzojmë energjinë në kritika ndaj FSHF-së dhe Shqipërise, fokusi duhet të jetë mësimi dhe përfitimi nga suksesi i Shqipërisë. Duhet të kërkojmë llogaridhënie, të promovojmë profesionalizmin dhe të bëjmë bashkë ndryshimin që futbolli ynë meriton. Kosova ka çdo mundësi të arrijë – e madje të tejkalojë – sukseset dhe nivelet e organizimeve që po i shohim në Shqipëri”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark