Mjeku shqiptar paralajmëron kujdes nga viagra: Mund të shkaktojë edhe vdekje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku shqiptar paralajmëron kujdes nga viagra: Mund të shkaktojë edhe vdekje

    Insajderi
    08 June 2025 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mjeku androlog Evi Dani tha se përdorimi pa kujdes i viagrës nga meshkujt mund të çojë në fatalitet.

    Ai rekomandoi që përdorimi i këtij medikamenti të bëhet përmes këshillës së mjekut i cili i bën me dije pacientit edhe efektet anësore të përdorimit të saj.

    Viagra është një nga preparatet që ka bërë çudi se ishte i pari që me daljen në treg në ‘97 arriti të ketë suksese të mëdha. Të gjitha preparatet e tjera që quhen bimore nuk janë të tilla, janë preparate që kanë në përbërje këtë grup medikamentesh. Efektet sekondare janë të pashmangshme, është mjeku që ja bën të ditur pacientit. Viagra ka dhimbje koke, skuqje fytyre, por kur nuk jepet ashtu siç duhet mund të çojë edhe në pasoja të rënda deri në vdekje; bie tensioni dhe pacienti është i detyruar të përfundojë keq”, shpjegoi mjeku për Euronews Albania.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark