Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në tri vite burg - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në tri vite burg

    Insajderi
    08 June 2025 - 18:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj imamit të njohur Ahmed Kalaja, i cili akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim. Kjo vepër parashikon dënim me gjobë ose deri në tre vite burg.

    Kalaja, që drejton xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës, dyshohet se ka penguar hetimet e një operacioni të drejtorisë së antiterrorit në vitin 2022, duke mos dorëzuar pamjet e kamerave të sigurisë të xhamisë.

    Sipas hetuesve, këto pamje mund të ndihmonin në zbardhjen e aktivitetit të disa personave që shpërndanin materiale me përmbajtje nxitëse ndaj urrejtjes dhe përçarjes fetare.

    I kontaktuar nga Euronews Albania, Kalaja i mohoi akuzat, duke e cilësuar çështjen si një “keqkuptim” dhe theksoi se ka bashkëpunuar me autoritetet në çdo fazë të hetimeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark