Insajderi
Insporti

Carlos Alcaraz “mbret” i French Open, bën rikthim të paparë dhe mposht Jannik Sinnerin

Insajderi
08 June 2025 - 21:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Carlos Alcaraz “mbret” i French Open, bën rikthim të paparë dhe mposht Jannik Sinnerin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Carlos Alcaraz vazhdon të mbetet “mbreti” i French Open, pasi sot arriti të fitonte në mënyrë të jashtëzakonshme ndaj Jannik Sinner.

Tenisti italian ishte shumë, shumë pranë fitores, madje po kryesonte 2:1 me sete, por më pas spanjolli e riktheu ndeshjen në favor duke fituar 2:3.

Sinner mbeti pa e fituar turneun French Open, kurse për Carlos Alcarazin, kjo është hera e dytë në karrierë.

Kujtojmë që Alcaraz gjatë karrierës së tij deri tani ka fituar pesë tituj të Grand Slam: Një US Open, dy Wimbledon dhe dy French Open.

Kurse Sinner nuk e ka fituar asnjëherë trofeun e French Openit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark