Gërvalla ia çan hallin LDK'së: Kudo që sillet, do që ta ketë praninë e PDK'së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla ia çan hallin LDK’së: Kudo që sillet, do që ta ketë praninë e PDK’së

    Insajderi
    09 June 2025 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Donika Gërvalla, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, ende s’e ka larguar inatin me LDK’në, pas refuzimit të kësaj të fundit që të qeveris në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Gërvalla, pas dështimit të seancës konstituive, para mediave pretendoi se LDK’ja do që ta ketë PDK’në afër në çdo qeverisje.

    “Është e qartë që LDK kudo që sillet do që ta ketë pranin e PDK-së. Nëse LDK-ja dëshiron të formojë qeverinë, duhet t’i fitojë zgjedhjet. Qeverinë e propozon partia fituese. Indirekt, partitë e opozitës duke e mohuar dhe duke i bllokuar punimet e Kuvendit, s’po e pranojnë rezultatin zgjedhor”, ka deklaruar Gërvalla.

    Ajo ka kritikuar paksa edhe Gjykatën Kushtetuese, ku ka thënë se tash e katër javë janë në pritje të një interpretimi për votimin e fshehtë.

    “Janë bërë katër javë që është adresuar në Gjykatë Kushtetuese dhe s’kemi asnjë përgjigje. Në këto ditë, kur fjala unitet është e përsëritur, më lejoni të ju them që ne kemi nevojë për unitet për shtet, jo për unitet për pushtet. Uniteti për shtet demonstrohet duke konstituuar Kuvendin. Jam e bindur që vota e fshehtë është instrumenti më demokratik në shoqëritë demokratike”, ka thënë ndër të tjera Gërvalla. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark