
Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, vazhdon të tërheqë vëmendje jo vetëm me talentin e saj muzikor, por edhe me paraqitjen gjithmonë në formë.
Edhe pse është nënë e dy fëmijëve, Xhensila dëshmon se përkushtimi ndaj vetes dhe mirëqenia fizike mund të shkojnë krah për krah me jetën familjare. Ajo shpesh ndan momente nga përditshmëria dhe udhëtimet e saj, ku vërehet forma e saj trupore e tonifikuar.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi nga deti, ku shihet duke lundruar. Me linja trupore të theksuara dhe elegancë natyrale, Xhensila është komentuar nga ndjekësit si një “sirenë e vërtetë”.
Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente në rrjete sociale, ku fansat nuk kanë kursyer fjalët e lavdërimit për bukurinë dhe stilin e këngëtares.