Insajderi
Lajme

Time Kadrijaj: VV po e uzurpon Kuvendin, nuk ka siguruar shumicën për kryeparlamentarin

Insajderi
09 June 2025 - 12:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Time Kadrijaj: VV po e uzurpon Kuvendin, nuk ka siguruar shumicën për kryeparlamentarin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, pas dështimit të vazhdimit të 29-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës akuzoi Vetëvendosjen për uzurpimin e Kuvendit.

Ajo tha se kjo qeveri nuk ka siguruar shumicën e thjeshtë për kalimin e kryeparlamentarit, duke e bërë kështu të vështirë funksionimin e institucioneve të Kosovës.

“Detyrë e kësaj qeverie është të sigurojë 61 vota dhe të votohet kryeparlamentari, dhe në asnjë formë nuk kanë obligim partitë e tjera të votojnë për një kryeparlamentar që nuk ka bërë ndonjë koalicion ose marrëveshje”, tha ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark