Pas dramës në finale, Morata në prag të një vendimi të madh për të ardhmen - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Pas dramës në finale, Morata në prag të një vendimi të madh për të ardhmen

    Insajderi
    09 June 2025 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata, ka pranuar se po përballet me një vendim të madh për të ardhmen e tij me La Rojan pas përfundimit të sezonit.

    Morata luajti në fund në humbjen e Spanjës ndaj Portugalisë në finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s. De la Fuente vendosi ta fuste Moratën në minutat shtesë, me idenë që ai të ishte i gatshëm për penalltitë, shkruan Insajderi.

    Fatkeqësisht, Morata humbi penalltinë vendimtare për Spanjën, pasi Diogo Costa ia priti goditjen, duke vulosur humbjen e La Rojas në Allianz Arena.

    Që kur mori drejtimin e ekipit kombëtar në shkurt të vitit 2023, De la Fuente e ka pasur gjithmonë besimin e plotë te Morata, duke e emëruar kapiten dhe duke e udhëhequr ekipin drejt triumfit në finalen e Euro 2024 kundër Anglisë.

    “Ai është një lider dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne, pavarësisht nëse luan më shumë apo më pak. Ai është lideri më i mirë. Ka ende shumë futboll përpara dhe do të ketë disa momente shumë të rëndësishme me ne. Ai kontribuon shumë edhe jashtë fushës”, deklaroi La Fuente.

    Megjithatë, Morata la të kuptohej se e ardhmja e tij me Spanjën mund të përfundojë shumë shpejt. Duke folur përpara dy ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026 në shtator, ai pranoi se po mendon seriozisht për të ardhmen e tij.

    “Më vjen keq për shokët e mi të ekipit, por kjo është pjesë e jetës. Falënderoj trajnerin për fjalët e tij. Sa i përket penalltisë? Nuk e godita mirë, mund të kisha bërë më mirë, por tani nuk ka më asgjë që mund të bëj”, u shpreh Morata për “AS”.

    I pyetur nëse do të vazhdojë me ekipin kombëtar, Morata shtoi: “Dalje në pension nga kombëtarja? Është e mundur, nuk do të rikthehem në shtator”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark