Tragjedia në autostradë, Ideal Halabaku varroset sot në Pozheran - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia në autostradë, Ideal Halabaku varroset sot në Pozheran

    Insajderi
    09 June 2025 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Vitisë, pasi 26-vjeçari Ideal Halabaku humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”.

    Lajmin e kobshëm e ka bërë të ditur familja Halabaku, e cila njoftoi se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot (e hënë), në ora 18:00, në varrezat e qytezës së Pozheranit.

    “Ju njoftojmë që varrimi i të ndjerit Ideal Halabakut, djali i Mufail Halabakut, i cili humbi jetën dje tragjikisht, bëhet sot në ora 18:00 në varrezat e qytezës në Pozheran”, thuhet në njoftimin e familjes.

    Ngushëllime për këtë humbje të madhe ka shprehur edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halili.

    “Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme, duke lënë pas pikëllim të madh te familja, miqtë dhe te e gjithë shoqëria jonë. Në emrin tim personal dhe të Komunës së Vitisë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Halabaku”, ka shkruar Halili.

    Ai e ka cilësuar Idealin si një të ri shembullor dhe të dashur, duke theksuar se kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e atyre që e njohën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark