
Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 12 tetorin e këtij viti si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
“Caktimi i kësaj date synon të mundësojë përgatitje të plotë të procesit zgjedhor nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet e tjera relevante, me qëllim të respektimit të standardeve më të larta të administrimit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
“Presidentja Osmani u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve që t’i qasen këtij procesi me përgjegjësi të plotë në funksion të garantimit të një procesi gjithëpërfshirës, të rregullt dhe të drejtë”, vijon njoftimi.
Kërkesa e disa partive opozitare ishte që zgjedhjet të mbahen me 12 tetor. /Insajderi.org/