Trajneri i Serbisë i kritikon keq tifozët e kombëtares - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Trajneri i Serbisë i kritikon keq tifozët e kombëtares

    Insajderi
    09 June 2025 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Selektori i Serbisë, Dragan Stojkovic fillimisht i kishte falënderuar shqiptarët për mikpritjen pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë.

    Por tash, ai e ka kritikuar atmosferën dhe brohoritjet e tifozëve shqiptarë në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania” të shtunën mbrëma, e cila u mbyll pa fitues, 0:0, shkruan Insajderi.

    Ai ishte akuzuar nga mediat serbe për “fjalët e mira për shqiptarët”, dhe tash “e ndërroi kasetën” duke ua bërë qejfin atyre me akuza ndaj tifozëve shqiptarë.

    “Si trajner i ekipit kombëtar serb, fokusi im gjatë ndeshjes ishte ekskluzivisht në fushë, te lojtarët, taktikat dhe rezultati. E vlerësova atmosferën në stadium në kontekstin e atmosferës sportive, tribunave të plota dhe mbështetjes për ekipin kombëtar, gjë që është gjithmonë e mirëpritur për futbollin si lojë.”

    “Megjithatë, është normale që në atë moment nuk i regjistrova plotësisht të gjitha mesazhet skandaloze dhe ofenduese që erdhën nga tribunat, të cilat më vonë u regjistruan dhe u komentuan në media. Dua të dënoj qartë dhe pa mëdyshje çdo brohoritje që fyen popullin serb dhe ekipin kombëtar serb, apo këdo tjetër. Fenomene të tilla nuk kanë vend në fushat sportive.”

    “Është absurde që dikush të akuzojë Dragan Stojkoviqin për ‘mbështetje të ekstremistëve’ dhe ‘lavdërim të urrejtjes ndaj popullit tonë’. Unë e kam dëshmuar patriotizmin dhe ndjenjën time të përkatësisë ndaj popullit tim shumë herë, si gjatë karrierës sime si lojtar ashtu edhe si trajner.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark