Kosova publikon formacionin zyrtar, ja kush debuton sot - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Kosova publikon formacionin zyrtar, ja kush debuton sot

    Insajderi
    09 June 2025 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka përzgjedhur 11 futbollistët që do të zbarkojnë në fushën e “Fadil Vokrrit”, për duelin ndaj Komoreve.

    Në 11-shen startuese, për herë të parë do të jetë edhe talenti i Prishtinës, Ron Raqi, teksa nga fillimi do të luajë edhe Meriton Korenica, i cili nuk kishte asnjë minutë ndeshjen e kaluar.

    Për dallim nga hera e kaluar – fitorja 5-2 ndaj Armenisë – sot Foda duket se do të përdorë sistemin 3-4-2-1.

    Formacioni i plotë:

    Bekaj; Vojvoda, Dellova, Raqi; Hadërgjonaj, Emërllahu, Rexhbeçaj, Rrudhani; Jashari; Korenica; Albion Rrahmani.

    Ndeshja nis nga ora 19:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark