
Në Vushtrri është arrestuar një person i dyshuar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht një person tjetër.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 09.06.2025, në orën 03:46, shkruan Insajderi.
Sipas raportit, viktima mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull kosovar është dërguar në mbajtje.
“Vushtrri 09.06.2025 – 03:46. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.