Një grua gjendet pa shenja jete në fshatin Gurakoc të Istogut, dyshohet për vetëvrasje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një grua gjendet pa shenja jete në fshatin Gurakoc të Istogut, dyshohet për vetëvrasje

    Insajderi
    10 June 2025 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurakoc të komunës së Istogut, ku një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete.

    Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se dyshimet e para janë që e njëjta ka kryer vetëvrasje.

    “Sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Gurakoc të Istogut, një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërkaq me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Dyshimet preliminare tregojnë se e njëjta dyshohet se ka bërë vetëvrasje,” tha Nikçi.

    Insajderi mëson se viktima është e lindur në vitin 1963.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark