Berisha në SPAK: Ky është institucioni i bashkëpunimit me krimin, dora e mafies është kudo - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha në SPAK: Ky është institucioni i bashkëpunimit me krimin, dora e mafies është kudo

    Insajderi
    10 June 2025 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në SPAK, për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.

    Gjatë fjalës së tij para mediave, Berisha deklaroi se SPAK-u është institucioni i bashkëpunimit me krimin e organizuar.

    Berisha vijoi më tej, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ua ka marrë Gjipenë qytetarëve, në bashkëpunim me mafien.

    Ish-kryeministri shtoi se dora e mafias dhe dora e qeverisë është kudo, shkruan A2 CNN-i.

    “Nuk i njoh dosjet konkrete, por natyrisht si institucioni i bashkëpunimit me krimin, ka me qindra mijëra qytetarë, të cilët këtu kanë zemërimin e madh, kanë probleme të mëdha. Atëherë është Edi Rama vetë me Gjipenë. Bëhet fjalë për Gjipenë. Ua mori Gjipenë… Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo”, tha mes të tjerash Berisha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark