DOSJA| Ja si u detyruan të merreshin me prostitucion valltaret e striptclub "Shqiponjat"-Pronari akuzohet edhe për trafikim me njerëz - Insajderi
×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    DOSJA| Ja si u detyruan të merreshin me prostitucion valltaret e striptclub “Shqiponjat”-Pronari akuzohet edhe për trafikim me njerëz

    Insajderi
    10 June 2025 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Gjykatën Themelore është mbajtur seanca ndaj Dodë Ricës. Ai së bashku me Ana Gjoshin akuzohen se kanë kryer veprat penale: ofrim i lokaleve për prostitucion, mundësim ose detyrim i prostitucionit dhe trafikim me qenie njerëzore, shkruan Insajderi.

    Pronari i rrjetit të lokaleve të striptizmit “Club Shqiponja” u arrestua në gusht të vitit të kaluar në qytetin e Durrësit, ndërsa Gjykata e Tiranës dhe ajo e Apelit miratuan arrestin me burg dhe më pas ekstradimin e tij në Kosovë. Aktualisht gjendet në paraburgim, ndërkaq Gjoshi është në arrati në Dubai.

    Insajderi ka siguruar aktakuzën, ja si funksiononte rrjeti

    Ana Gjoshi si menaxhere e club-it fillimisht siguronte kontaktet me gratë nëpërmjet rrjeteve sociale, më pas Rica u dërgonte ftesa për të punuar dhe kryer pushimet në Shqipëri.

    Sipas dosjes që e ka siguruar Insajderi, ata siguronin mjetet e transportit, me të mbërri direkt i dërgonin në Prishtinë në klubin “Shqiponja Club”.

    Më të arrirë, Gjoshi ua merrte pasaportat grave dhe i vendosnin në ambiente ku ishin të monitoruara nga kamerat, përveç kësaj, me qëllim kontrollimi, atyre u ishte caktuar edhe koha se kur mund të dalin jashtë.

    Me anë të këtyre masave ata i detyronin ato të zhvisheshin nudo, të shkonin në dhomat VIP tek klientët, duke i detyruar të kryenin edhe marrëdhënie seksuale, shkruan Insajderi.

    Këtë hetim e ka udhëhequr Shefi i Departamentit të Krimeve të Rënda në Prishtinë, Bashkim Zeqaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark