Babai i Neymarit e zbulon të ardhmen e yllit brazilian - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Babai i Neymarit e zbulon të ardhmen e yllit brazilian

    Insajderi
    10 June 2025 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    12 ndeshje në 5 muaj dhe ëndrra për të luajtur në Botëror pas një viti është gjithnjë e më larg shkaku i lëndimeve që po vazhdojnë ta godasin dhe ta tronditin.

    Neymar, 33 vjeç, po mundohet me krejt mënyrat që t’ia dalë ta gjejë vazhdimësinë, së paku me Santosin.

    Një klub që e ka ri-përqafuar qe pak kohë dhe që nuk dëshiron assesi që t’ia kthejë shpinën, shkruan “Gazeta Express”.

    Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit është nën kontratë me klubin e tij të fëmijërisë deri në fund të muajit dhe nuk e ka vazhduar ende atë, edhe pse ekziston optimizmi.

    E ky optimizëm është shtuar pas deklaratave të babait të yllit të “Seleçaos”, i cili e ka konfirmuar prioritetin e djalit të tij për të qëndruar në Brazil.

    “Duam që djali ynë të qëndrojë këtu sa më gjatë të jetë e mundur. Po mundohem ta bëj të pamundurën derisa të bëhet pjesë e këtij rikonstruktimi të klubit. Unë bëra që biri im të largohej nga Arabia Saudite për dy ditë dhe e solla këtu, nuk e di se përse keni aq shumë nxitim. Dua që ai të mbetet këtu. Santosi ia ka hapur dyert Neymarit për t’u rikthyer dhe për ta rimarrë veten. E dija se i duhej të luante, që kishte nevojë për minuta, që do të kishte tërheqje të lehta. E dinim se do të ndodhnin. I njohim ëndrrat e tij, e dimë se ku dëshiron të arrijë. Neymar jeton këtu, është i lumtur, afër miqve dhe familjes së tij. Santosi është ambienti ideal për të”, deklaroi babai i Neymarit.

    Kohëve të fundit spekulohej për një rikthim të mundshëm të Neymarit në Evropë, por duket se ai do t’i kalojë vitet e fundit të karrierës në atdhe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark